Shpejtësia e erës mesditën e së enjtes ka sjellë dhe problematikat e para. Një shtyllë tensioni e lartë ka rënë në afërsi të bazës së Pashalimanit duke ndërprerë furnizimin me energji të bazës, por dhe të antenave në malin e Karaburunit.
Punonjësit e OSHEE ndodhen në terren për rregullimin e saj, por forca e erës e cila këtë mesditë e ka rritur shpejtësinë e saj e bënë të pamundur riparimin e defektit.
Ndërkohë Orikumi dhe Radhima janë pa energji elektrike, pasi OSHE i ka stakuar thikat për të mbrojtur linjat.
Ndërkohë që situata meteorologjike pritet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë mbrëmjes ku era do e shtojë fuqinë e saj të shoqëruar dhe me reshje shiu të dendur.



