Vota e Diasporës/ Spahiu: Emigrantët preferojnë më shumë të vijnë në Kosovë sesa të votojnë me postë (VIDEO)

Vota e Diasporës/ Spahiu: Emigrantët preferojnë më shumë të vijnë në Kosovë sesa të votojnë me postë (VIDEO)

Emigrantët kanë nisur të votojnë përmes postës për Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, para se disa prej partive politike në vend t’i bëjnë  publike Programet me të cilat synojnë t’i fitojnë këto zgjedhje.

Drupal Ad

Pavarësisht kësaj, një pjesë e bashkatdhetarëve sipas praktikës në çdo zgjedhje, preferojnë të vijmë personalisht për të votuar në Kosovë, sesa të votojnë përmes votës, bën të ditur për “MCN live”, profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu.

Vota e diasporës ka qenë përcaktuese për  zgjedhjet e kaluara, ka bërë që VV të fitojë me shumicën e votave, me 50%, pikërisht ngaqë diaspora e mban gjallë Kosovën.

Të ardhurat nga diaspora për familjet kosovare janë mëse të rëndësishme.

Duhet të kemi parasysh se gjysma e shtetasve të Kosovës, jetojnë në diasporë.

Regjistrimi për krahasim, të citit të kaluar ka treguar që janë mbi 1 milion e 600 mijë banorë që jetojnë në Kosovë, në ndërkohë njerëz me të drejtë vote janë diku 2 milion e 60 mijë, që nëse llogaritet që mosha mesatare e shtetasve të Kosovës, kjo i bie që shtetasit të Kosovës gjithsejtë me ata të moshës jo madhore, duhet të jenë diku 3 milion e gjysmë.

Kjo tregon se sa e madhe është diaspora, nga këta vetëm 1 milion e 600 mijë jetojnë në Kosovë, një pjesë e madhe e shfrytëzon të drejtën e votimit, derti tani përmes postës, tani i është mundësuar edhe përmes votimit direkt edhe në ambasada ose konsullata në vende të ndryshme të botës.

Por, një pjesë e diasporës e shfrytëzon gjithmonë rastin që ditën e zgjedhjeve ti hipin avionëve dhe autobusëve e makinave dhe të vijnë të votojnë drejtpërdrejtë këtu sesa në postë.  

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy