U qëllua me armë gjahu nga shoku, humb jetën 27-vjeçari nga Dibra

U qëllua me armë gjahu nga shoku, humb jetën 27-vjeçari nga Dibra

Një 27-vjerçar nga Dibra ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga miku i tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se 27-vjeçari me iniciale G.K., kishte dalë për gjueti në zonën e quajtur “Malet e Obokut”, në Maqellarë të Dibrës, por është qëlluar nga pakujdesia nga shoku i tij R.XH. 18 vjeç.

27-vjeçari është transportuar menjëhërë në spital por nuk ka mundur ti rezistojë plagës së marrë,

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Dibër

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar.

Sekuestrohet arma e gjahut çifte.

Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K. kanë qenë për gjueti. Shtetasi R. XH., 18 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy