Ish-gruaja e Shkëlzen Berishës ka sqaruar me anë të një statusi të gjatë në “Facebook” arsyet se pse është kundër protestës së demokratëve dhe mendimin që ka për figurat qendrore të politikës.
Pjesë nga statusi i znj. Berisha
Luli, unë të vlerësoj sepse je i këndshëm në jetën private, por për mendimin tim si qytetare, ti nuk je lideri që do ta udhëheqë Shqipërinë larg korrupsionit, as tani dhe as më vonë (thellë në zemër besoj se edhe evët e di këtë). Kështu që nëse ia del të lësh egon tënde mënjanë, tërhiqu dhe dhe lërja vendin dikujt që vërtet ka stofin e liderit, duke bërë atë që është e drejtë për popullin dhe jo për egon tënde.
Kryeministër, ne nuk jemi prezantuar asnjëherë siç duhet (nuk më është lejuar të flas me ty) dhe për këtë të kërkoj ndjesë. Kam dëgjuar se je artist dhe piktor I madh. Do të doja qënë një kohë tjetër ta shikoja artin tënd. Por zoti kryeministër, ju nuk mund ta drejtoni Shqipërinë për ta nxjerrë nga varfëria dhe korrupsioni. Edhe ju thellë në zemër (jam e sigurt që e keni një të tillë) e dini.
Egoja ju kërkon të bëheni një lider i madh dhe një piktor i madh. Ju lutem, zgjidhni njërën nga këto të dyja.
Jam e sigurt që në PS ka anëtarë shumë të mirë që janë të aftë të përqendrohen vetëm në një profesion, edhe pse unë vetë jam si ju. Më pëlqen të përfshihem në shumë punë njëkohësisht.
Zoti Meta, nuk ju kam pëlqyer ndonjëherë si lider partie dhe as si individ dhe jam e sigurt që kjo nuk ju vjen e papritur. Por e vlerësoj gruan tuaj, ajo të paktën ka një zemër.
Kur ju mendoj si një njeri që drejton vendin për të dalë nga varfëria dhe korrupsioni më vjen në mendje imazhi i një fëmije që i vënë përpara një ëmbëlsirë të sapogatuar dhe i thonë të mos e hajë. Mos vallë duhet të lini gruan tuaj të drejtojë?



