Raporti i Moody’s/ Soko: Nuk merren parasysh borxhet e fshehta të PPP-ve. Kemi normë të ulët të kthimit të investimeve

Raporti i Moody’s/ Soko: Nuk merren parasysh borxhet e fshehta të PPP-ve. Kemi normë të ulët të kthimit të investimeve

Ekonomia shqiptare pritet të rritet vetëm 1,8 për qind, sipas projeksioneve të Moody’s për vitin e ardhshëm. Eksperti i ekonomisë Pano Soko duke folur në “MCN Economy” tha se nuk është marrë parasysh borxhi i fshehtë, i koncesioneve apo PPP-ve. Soko vuri në dukje se borxhet e marra nuk kanë rentabilitet dhe norma e kthimit të investimit është shumë e ulët.  

Kush është qëllimi? Është demonistrimi i qeverisë për të pasur likuiditetin e mjaftueshëm, për të qenë i garantuar që në tregun e borxheve nuk çedon. Pavarësisht situatës dhe likuidueshmërinë, problem kryesor që kemi ne është përqindja e borxhit. Këtu kemi diskutim të qenësishëm. Regjistri i borxhit të Ministrisë së Financave ka përcaktuar vetëm borxhin e marrë përmes obligacioneve dhe bonove të thesarit, Eurobondit. Nuk ka përcaktuar borxhin e koncesioneve, PPP-ve, që janë borxh real, por jo i regjistruar në regjistrin e borxhit. Këtu lind problem me vlerësimin, pavarësisht se Moody’s është një prej vlerësuesve më të mirë në botë. Pavarësisht se vlerësimi e konsideron qeverinë shqiptare një operator me likuiditet të mjaftueshëm, nuk është marrë parasysh borxhi i fshehtë, borxhi i koncesioneve.

Nuk është problemi vetëm te Moody’s. 500 milionëshi do auditohet nga operatorët përmes duty licencave të tyre. Nuk mjafton vetëm rankimi i Mood’s. Ne duhet të puthitim letrat që të marrim norma interesi, që do fillojnë nga 5, 6. Bonot qeveritare kanë pësuar një katapultim sa i takon interesave. Nëse përkeqësimi i situatës demografike shkon në këto ritme, preket skema e pensioneve. Kemi njerëz që kanë biznese që largohen. Krijohen vakanaca në vendin e punës. Moody’s ka dhënë një indikator. Problemi që ne kemi sa është rentabiliteti i borxheve të marra. Kemi normë shumë të ulët kthimi të investimit”.

Soko thekson se marrja e borxheve nga qeveria në këtë periudhë është pa sens, sepse nuk ka projekte që kanë mbetur pa financim, sepse normat e interesit janë të larta.

Borxhi i jepet qeverisë. Një qeveri merr borxh se i duhet apo se mundet. Sot 500 milionë eurot që pretendojmë për t’i marrë, do t’i marrin se mundemi apo duhet. Gjithmonë kanë pasur mungesën e sensit nga mbrapa. Cili është projekti që të ka mbetur pa financuar. Sot nëse do dalësh në tregun e borxheve duhet ta matësh mirë veten. Duhet të dalësh për një hall të madh. Ky është të dalësh për sport. Ti ke krijuar një sufiçit 500 milionë dollarë dhe u ktheve qytetarëve vetëm 100. Kriza nuk është për qeverinë, por për qytetarët. Ai që duhet të ndihmohet me likuidiitet nuk është qeveria, por ekonomia. Më thoni kush është projekti madhor që mund ta mundësojmë vetëm duke marrë 500 milionë euro. Ku do shkojnë këto lekë?!

Dikur ka pasur një transparencë dhe llogaridhënie, sot ke një mbyllje. Do dalësh në Eurobond më 6-7 për qind! Ti se ke luksin…Më dha Moody’s B1 dhe do dal në treg! S’është kështu. Ne nuk e kemi paritetin e shlyrjes. E more ti 500 milionë euroshin, duhet të shlyejë veten, të kthejë veten, nëse do shkojë për infrastrukturën. Nuk e praktikojmë si praktikë menaxhimi. Ti merr 500 milionë euro me 6 për qind interes, dhe ke normë kthimi 1 për qind! Kjo s’ka sens. Të gjitha projektet janë në projekte që nuk prodhojnë rendiment. Sepse e kanë çmimin më të lartë se vlera. Një rrugë që e ka çmimin 20 milionë euro dhe vlerën 5 milionë...

Soko tha se problemi i Shqipërisë është korrupsioni, që me lekët e borxhit na rrit edhe më tepër kostot.

Këtu ka raste që janë djegur fondet e BE dhe është zgjedhur mekanizmi i borxhit, pasi menaxhimi i investimit do linte jashtë loje aktorët e qeverisjes vendore dhe lokale në Shqipëri. Problemi që kemi edhe në këtë pikë është korrupsioni. Na rrit koston e borxhit. Korrupsioni me leket e borxhit na rrit koston, se të paktën korrupsioni me lekët e taksave s’ka interesa. Ti s’ke as vullnetin as kapacitetin për ta thithur fondin. Por te BE s’mund të shkosh me kosto 20 milionë euro për km se nuk ta pranon ai, se ka respekt për paratë e taksapaguesve të tij. U ndërtua Bypass-i i Fierit me 2,3 milionë euro për km kosto, aty luan BE-në.

Për ta përmbledhur është ‘Kap ça të kapësh’. Nuk e dimë se çfarë do bëjmë, por t’i kemi njëherë lekët. Nuk ka orientim logjik të financimit të ekonomisë, sikundër ndodh në gjithë botën. As sot po t’i pyesësh ata nuk e dinë ku do shkojnë këto lekë. Këtu s’ka projekt. Merri ti thotë se do t’ua gjejmë vendin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy