Bushati: SPAK-u nuk prek krimin zgjedhor, ekonominë kriminale dhe Ramën. Skeptik për Task-Forcën (VIDEO)

Bushati: SPAK-u nuk prek krimin zgjedhor, ekonominë kriminale dhe Ramën. Skeptik për Task-Forcën (VIDEO)

Analisti Andi Bushati tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se është skeptik dhe pesimist për Task-Forcën e ngritur nga SPAK-u për krimin zgjedhor. Bushati tha se shkuara e SPAK-ut është e zezë, ku shpesh ka shërbyer si mbulesë e krimeve zgjedhore, apo si mashë e PS-së në rastin Beleri. Sipas analistit ka tri tabu të paprekshme nga SPAK-u, krimi zgjedhor, ekonomia kriminale dhe kryeministri Edi Rama. 

Jam skeptik apo pesimist. Pesimizmi s’vjen vetëm nga ai teksti që lexuam, por e shkuara e SPAK-ut është e zezë në raport me krimin zgjedhor. Nëse në këto 4 vite SPAK-u do na kishte zbardhur krimin zgjedhor të Elbasanit, që e fshehu në favor të PS, nëse do të na kishte zbardhur vjedhjen e të dhënave për 900 mijë shqiptarë nga PS, atëherë do kishim besim. Por SPAK-u deri tani ka qenë mbulesa e çdo krimi zgjedhor. Madje në rastin e Belerit ka shërbyer si mashë, që edhe atë që PS e humb me vota, SPAK t’ia kthejë me mjete juridike. Jam skeptik dhe mosbesues nisur nga e shkuara e SPAK-ut. Ka 3 tabu që SPAK-u s’i prek, mosprekja e krimit zgjedhor, mosprekja e ekonomisë kriminale, kullat e mëdha të ndërtuara, që institucionet ndërkombëtare thonë janë mjet i produktit kriminal, dhe tre Edi Rama. Këtu ka mungesë vullneti. E shkuara e SPAK-ut është e zezë. SPAK-u ka bërë operacione makiazhi për të ruajtur besimin te njerëzit që thonë SPAK-u është histori suksesi, por s’kemi deri tani ndëshkim real i krimit zgjedhor. SPAK-u është një levë për të forcuar regjimin autoritarist të Edi Ramës, dhe nuk prek shtyllat që mbajnë në këmbë regjimin”.

Duke folur mbi ndërprerjen e fondeve nga Uashingtoni, Bushati tha se sot është abuzim me të vërtetën të thuash që SHBA nuk e mbështet më SPAK-un. 

Duke folur mbi protestat në Serbi, Bushati tha:

I shoh shumë më tepër se sa një reagim ndaj një ngjarje të ndodhur dy muaj e gjysmë më parë, që vrau 15 viktima. Është një pakënaqësi me mungesën e demokracisë, dhe regjimin autoritarist të Vuçiçit. Dorëheqjet e fundit dhe arrestimi i personave përgjegjës për ngjarjen, sot praktikisht i kanë përmbushur kërkesat fillestare të studentëve, dhe protesta duhej të shfryhej. Por pakënaqësia është më tepër me mënyrën si po funksionon Serbia, dhe se si Serbia është bërë vend i një njeriu të vetëm, dhe besoj që protestat do vazhdojnë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy