
Të paktën 58 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin Covid në Irakun jugor.
Zyrtarët mjekësorë irakianë raportojnë se për pasojë gjithashtu më shumë se 100 perona kanë mbetur të plagosur në Spitalin Mësimor al-Hussein në qytetin Nasiriyah.
Reparti i ri i Covid, i cili mbante 70 shtretër, u hap vetëm tre muaj më parë. Në kushte anonimiteti zyrtarët thonë se shkak i shpërthimit të zjarrit mund të jetë bërë një bombol oksigjeni ose një qark i shkurtër elektrik.
Kryeministri Mustafa al-Kadhimi në një takim urgjent pas zjarrit urdhëroi pezullimin dhe arrestimin e drejtorit shëndetësor në rajonin Dhi Qar, si dhe drejtorin e spitalit dhe drejtorin e qytetit për mbrojtjen civile. Po ashtu një hetim qeveritar ka nisur.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që zjarri vret pacientët me Covid në një spital në Irak brenda vitit. Të paktën 82 persona humbën jetën në spitalin Ibn al-Khateeb në Bagdad në Prill, kur një rezervuar oksigjeni shpërtheu duke shkaktuar zjarr të madh.



