
Ata që punojnë natën ose udhëtojnë shpesh duke kaluar në zona të ndryshme orare janë të prirur drejt mbipeshës dhe inflamacionit të stomakut. Kjo lidhje ka qenë objekt i studimeve të shumta, dhe tani një hulumtim i kryer nga Qendra Champalimaud në Lisbonë, ka zbuluar se funksioni i një grupi qelizash imune, të cilat kontribuojnë fuqimisht në shëndetin e zorrëve, kontrollohen drejtpërdrejt nga ora cirkardiane e trurit. Rezultatet janë botuar në revistën “Nature”. Pothuajse të gjitha qelizat në trup kanë një mekanizëm gjenetik të brendshëm që ndjek ritmin cirkadian. Edhe pse këto “orë” qelizore janë autonome, ato duhet të sinkronizohen.
Në shumëllojshmërinë e qelizave imune në zorrë, ekipi zbuloi se limfoidet e lindura të tipit 3 (ILC3), të cilat ndihmojnë në luftimin e infeksioneve dhe kontrollin e integritetit të epitelit të zorrëve, ishin veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve në gjenet e kësaj “ore të brendshme”.
Numri i tyre u ul ndjeshëm kur u ndërpre ritmi normal cirkarian. Në studimin e shkaqeve, studiuesit zbuluan se qelizave u mungonte një lloj etikete, një 'kod fillestar' molekular. Në fakt, për t’u lokalizuar në zorrë, ILC3 duhet të ketë një proteinë që funksionon si një “kod postar” molekular. Kjo “etiketë” u thotë atyre ku të migrojnë. Në mungesë të inputeve cirkardiane të trurit, ato nuk janë në gjendje të arrijnë destinacionin e tyre. Sipas Henrique Veiga-Fernandes, autori kryesor i studimit, rezultatet tregojnë se shëndeti i zorrëve është i rrezikuar te ata që janë zakonisht aktivë gjatë natës. "Gjatë periudhës aktive - thekson ai - ora cirkardiane e trurit zvogëlon aktivitetin e ILC3 në mënyrë që të promovojë një metabolizëm të shëndetshëm të lipideve. Por zorrët mund të dëmtohen gjatë ushqyerjes, prandaj ora cirkardiane e trurit i urdhëron ato të kthehen”.



