Deputeti demokrat Tritan Shehu, situatën e shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit në qarkun e Gjirokastrës, e cilëson si kriminale dhe të paralajmëruar.
Në një intervistë për “MCN Live” ai deklaroi se situata është e paralajmëruar, pasi ka vite që nuk vihet dorë për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen dhe janë dëmtuar edhe elementët e mbrojtjes që ishin.
Sipas tij, kanë rrëshqitur rrugët se është prerë gjithë bimësia dhe nuk ka asnjë masë mbrojtëse.
Deputeti demokrat kërkoi që të shpallet gjendja e emergjencës së fatkeqësisë natyrore.
Është një ngjarje kriminale e paralajmëruar, në Gjirokastër, shkoni në Memaliaj, në Dropull, në Këlcyrë, situata është shumë e gjerë dhe rëndë. Situata është kriminale se ka vite e vite që nuk vihet dorë, me mbrojtjen. Qoftë me përmbytjet, me mbeturinat, përrenjtë e Gjirokastrës flasin shumë, tregon se është një vepër kriminale, se jo vetëm nuk janë vendosur mbrojtje, por janë dëmtuar dhe ato elementë që kanë qenë në mbrojtje. Kur një gjë e tillë bëhet nga një shtet dhe qeveri, pa diskutim është kriminale.
Unë do çoj regjimin në SPAK, qeverinë qendrore në SPAK, Kryeministrin, se nuk ka marrë asnjë masë. Nëse nuk merren masa, nuk vendosen mbrojtje, nëse shkaktohen bimësia, rrugë të brendshme. Kanë rrëshqitur rrugët se është prerë gjithë bimësia, se nuk ka asnjë masë mbrojtëse.
Nga se kanë ardhur këto inerte nga lart, nuk kanë ardhur herë të tjerë. Se janë mbushur përrenjtë lartë me inerte të pakontrolluara. Kemi një situatë realisht të degradimit të një regjimi si në nivel qendror dhe atë lokal.
Fondi prej 20 milionë euro që kërkova për qarkun e Gjirokastrës, u rrëzua. Por sot kërkohet shpallja e gjendjes së emergjencës së fatkeqësisë natyrore. Kjo nuk bëhet se është një shtet që nuk do të paguajë dëmet për bizneset dhe qytetarët dhe nuk do të marrë masa në afatgjatë. Se ky regjim mendon vetëm si të shkelë me këmbë qytetarin.
Në këto momente në ka vend që duhet shpallur gjendja e emergjencës së fatkeqësisë natyrore është Gjirokastra. Sot të gjitha ujërat e zeza të qarkut të Gjirokastrës derdhen në Vjosë, në park kombëtar.



