Sorina Koti tregon vendimin për të hyrë në politikë dhe mbështetësin e saj më të madh

Sorina Koti tregon vendimin për të hyrë në politikë dhe mbështetësin e saj më të madh

Deputetja demokrate Sorina Koti nga studio e emisionit ‘Stay Tuned’ në MCN TV ka treguar për kontaktet e saj të para me politikën dhe momentin kur ajo ka marrë një vendim për ti hyrë kësaj rruge.

Ajo shprehet se një nga mbështetësit e saj më të mëdhenj në këtë rrugëtim ka qenë babai i saj, edhe pse kur i ka ardhur oferta për tu bërë pjesë e Partisë Demokratike ka qenë në dilemë.

Mbështetësin më të madh kam pasur babain tim, i cili ka qenë një nga themeluesit e degës Korçë. Duke u rritur me ndjesinë e opozitarizmit e të bërit politik, e angazhimit në shoqëritë civile vetvetiu groposesh me ngjarjet e ‘91 e në vazhdim. Kam qenë në krah të babait që në protesta e para të PD dhe mbaj mend si tani kur është rrëzuar busti në Korçë dhe ka ardhur babai në shtëpi duke thirrur liri-demokraci.

Unë kam qenë 7 vjeç, por mbaj mend të gjithë skenën që ka ndodhur në atë kohë, kështu që kur kam marrë propozimin për të qenë kandidate në vitin 2013 kam qenë në dilemë sepse kam pasur vajzën 2 vjeçe dhe mendova se ç’më duhet mua politika, por nga ana tjetër angazhimi në universitet në shoqërinë civile ishte dilema e brendshme pse të mos e pranoj. Por një fjalë e babait më ka bërë të marr vendimin që nëse i hyn do i shkosh deri në fund dhe nëse vendos jo harroje dhe s’ka më. Atëherë thash ok, nëse ti je tërhequr nga politika tani është radha ime të hyjë dhe të mos dalë pavarësisht kostos që do të kishte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy