Albani, emigranti nga Lezha që ka pasion çiftelinë: E kam nisur që 6 vjeç

Albani, emigranti nga Lezha që ka pasion çiftelinë: E kam nisur që 6 vjeç

Alban Ndreka, që në vegjëli është i pasionuar pas çiftelisë.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” ai rrëfeu pasionin e tij për këtë instrument, të cilin e kishte nisur që 6 vjeç, por që e barti edhe si emigrant në Itali.

Unë çiftelisë e kam filluar që 6 vjeç, por atëherë kanë qenë çifteli të thjeshta dhe po më atë kam vazhduar.

Kam tre vjet që e kam këtë çifteli të timperuar dhe ajo i ka më shumë nota dhe arrin të marrin muzikë ku janë të bëra me organo, me kitare, etj.

Unë emigrova në vitin 1997,dhe që atëherë jam emigrant në Itali, kam qene 20 vjeç.

Çiftelinë pavarësisht se e kam pas pasion, kam pas pasion edhe mundjen se jam marrë më të në Shqipëri, por emigrimi nuk më dha mundësinë të merrja çifteli me vete.

Jam marrë me punë të tjera por pastaj në kohën e lirë e shfrytëzoja me shumë dëshirë për ti rënë çiftelisë, aq kohë sa kisha.

Çiftelinë ma sollën prindërit kur erdhën herën e parë, por e kam vazhduar dhe tani në kohën e lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy