Bankers Petroleum, “lubia” që nuk e përmend askush/ Murrizi: Të përfshirë të gjitha qeveritë që nga viti 2004

Bankers Petroleum, “lubia” që nuk e përmend askush/ Murrizi: Të përfshirë të gjitha qeveritë që nga viti 2004

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, foli për kompaninë Bankers Petroleum, e cila ka përvetësuar miliarda euro nga nëntoka shqiptare dhe nuk ka paguar taksa për 21 vite.

Murrizi theksoi se në këtë aferë janë të përfshirë të gjitha qeveritë që nga viti 2004.

Për mua, në këtë aferë janë të përfshirë të gjitha qeveritë që nga viti 2004. Teknikisht, pastaj, të gjithë ministrat e financave, drejtuesit e Tatimeve dhe drejtuesit e Përgjithshëm të Doganave. 

Dosja e Fierit, që përbëhet nga rreth 170 faqe dhe po hetohet në SPAK, ka pasur arrestime të bujshme të disa administratorëve lokalë.

Kur ata u sollën në SPAK, një prej administratorëve, që kishte shërbyer gjatë periudhave të gjata, u lirua nga arresti. Ndërkohë, një shtetas kinez, i përfshirë në rast, mbetet në burg, pa që të ketë ndonjë njohje ose lidhje të qartë me personat e tjerë. 

 

U mor edhe vendimi në gjykatën GJKKO që e la në arrest shtëpie. Pra dy kinezë, kinezin ekonomik dhe kinezin gjenetik, që vazhdon në burg ai, sepse nuk njeh njeri. Ky ka qenë 43 ditë administrator, ky gjenetiku, ky është më pak, por nuk njeh njeri. Ky tjetri ka dalë.

Prej 2004 nga ministri i parë i financave dhe gjithë ministrat e financave, Bankers, fillimisht kanadezët dhe pastaj kinezët, kanë nxjerrë 1.2-1.5 mln ton naftë në vit. Në 20 vite bëhen gati 25-30 mln ton naftë. Shqipëria ka nevojë për naftë dhe benzinë bruto deri në 2024, për 780 mijë ton. Po të kishim patur funksional Ballshin, Shqipëria nuk kishte nevojë të blinte naftë nga jashtë, furnizohej me naftë dhe benzinë nga këtu.

Trashë e trashë, Bankersi, ti thuash pusetë është e vogël, por duhet të jetë një bot, i pistë, ku kanë ngjyer duart, të gjitha qeveritë, nga Nano në fund të mandatit dhe çfarë kanë ardhur pas Nanos, Berisha dhe pastaj Rama.

Bankers ka një gjobë në maj 2019, 120 mln euro gjobë. E marr të printuar dhe ia lë Ramës në Kuvend. Çfarë është më tha. Gjobë e Bankers i thashë. Epo kështu thonë tha. Ore i thashë, ia ka falur kjo Anila që nuk ka të drejtë t’ja falë. Gjobat i fal ose komisioni i apelit ose gjykata administrative. Këta kanë heshtur, por përse? Të gjithë kullat vërdallë Tiranës, kompani të fuqishmë, filloje te Stadiumi e me rradhë…

Përpos edhe Raifaissen bank. Ke edhe mbi 10 politikanë. Katër studio avokatie, njërën e ka ish deputet i PS, Alket Hyseni, ka marrë 6 mln euro për këshillime. Studio avokatore e Eduard Halimit, me 2-3 vetë në punë, ka marrë 3 milionë euro. Për koiçidencë, 720 mijë euro i ka marrë ditën që më kanë shpallur mua armik.

Është një Çerekja, bashkë me bashkëshorten, që paradite rri të PS dhe pasdite te PD, ky ka marë 2.7 mln ai dhe 1.7 bashkëshortja.

Pastaj djali i ish-ministrit të jashtëm të PD, që duhet të ketë bërë ndonjë roman, ai ka marrë 387 mijë euro. Dhe bizneset me radhë.

Për mua është afera që ka bërë pis politikën, pa dallim spektri dhe nuk kam dëgjuar të flasin siç duhet folur, as opozitën sot dhe as opozitën dje, për Bankersin. Se sa do ta hetojnë, nuk e di. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy