
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), organi amerikan që miraton trajtimet e reja, ka dhënë “Ok” për ilaçin e parë antidepresiv oral me veprim të shpejtë, Auvelity (Axsome Therapeutics).
Auvelity është një tabletë që përmban dy përbërës aktivë, dekstrometorfanin dhe bupropion.
Graziano Pinna, një neuroshkencëtar në Universitetin e Illinois në Çikago tha për agjencinë e lajmeve ‘Ansa’ se ky medikament është i ilaçi i parë oral me veprim të shpejtë i miratuar për trajtimin e çrregullimit depresiv madhor me efikasitet duke filluar nga një javë përdorimi.



