Tre të arrestuarit në Vlorë trafikonin drogë nga Gjermania në Itali, dy prej tyre vëllezër (VIDEO)

Tre të arrestuarit në Vlorë trafikonin drogë nga Gjermania në Itali, dy prej tyre vëllezër (VIDEO)

Gazetari Edi Ruçi raporton për MCN Live detaje lidhur me tre të arrestuarit në Vlorë, të shpallur në kërkim për trafik droge.

Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ledian dhe Florjan Muho, 33 dhe 38 vjeç, si edhe 52-vjeçari Landi Kalemaj.

 Për të tre, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Operacioni është koduar ‘Sammogia’, si emri i një krahine në Bolonja prej nga dhe ka nisur operacioni, tre prej tyre të arrestuar në Vlorë.

Mbi të arrestuarit në të shkuarën e tyre, rëndojnë vepra penale të lehta penale si shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, por nuk janë figura të njohura të botës së krimit dhe as të angazhuar në botën e biznesit.

Janë persona që marrë në rrjetin e trafikut. Ka dyshim se pjesa furnizuese me kokainë dhe kanabis edhe Gjermanisë, të jetë Vlora.

Në operacion thuhet se droga kalonte nga Gjermania në Itali.

Mendohet se ky grup trafikantësh e kalonte sasinë e kanabisit në disa shtete, kryesisht në Gjermani për ta kaluar më tej drejt Italisë.

Policia tha zyrtarisht se një grup kriminal shqiptar që trafikonte drogë nga Gjermania në Itali është shkatërruar nga një operacion ndërkombëtar antidrogë, i shtrirë edhe në vendin tonë.

Në total janë arrestuar 13 persona, ku 3 prej tyre janë kapur nga Forcat Operacionale në qytetin e Vlorës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy