Kreu i Komitetit të Pajtimit: Gjykatat kanë dështuar me gjakmarrjen, 4 mijë të vrarë pas vendimeve të tyre

Kreu i Komitetit të Pajtimit: Gjykatat kanë dështuar me gjakmarrjen, 4 mijë të vrarë pas vendimeve të tyre

Drejtësia shtetërore në Shqipëri nuk ka mundur të ndalë fenomenin e gjakmarrjes. Për t’u dhënë fund vrasjeve për gjakmarrje, pleqësitë ose gjykatat kanunore kanë qenë më efektive. Kështu shprehet kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku, në një prononcim për Tema TV. Marku thotë se në shumicën e rasteve, drejtësia e dhënë nga gjykatat nuk i ka dhënë fund konfliktit mes palëve, i cili madje edhe është thelluar. Sipas Markut, janë rreth 4 mijë të vrarët për gjakmarrje, pasi drejtësia e ka thënë fjalën e saj.

“Unë mund t’ju them këtë nga 900 mijë pleqësi në 25 vjet. Sot nuk kemi asnjë vrasje pas gjykatave kanunore. Ato kanë zgjidhur dyfishin, në 600 mijë zgjidhje shtetërore të gjykatave të shtetit kemi vetëm hasmëri dhe vrasje. Rreth 4 mijë të vrarë kemi vetëm pas vendimeve gjyqësore. Të gjitha vendimet e gjykatave të shtetit kanë lënë pas hasmëri dhe e kanë thelluar dyfish hasmërinë. Ndërsa vendimet e gjykatave kanunore përfundojnë me paqe dhe me respektim të palëve më shumë sesa para konfliktit”, shprehet ai.

Dy ditë më parë, në Tiranë u shënua rasti më i fundit i vrasjes për gjakmarrje. Mario Majollari, 28 vjeç, u ekzekutua me 3 plumba pranë banesës së tij në Kinostudio. Vrasja ndodhi për hakmarrje. Babai i tij, Avni Majollari, ka vrarë dy persona për gjakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit. Mario Majollari i trembej hakmarrjes dhe kishte kërkuar azil në Suedi, por ishte refuzuar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy