Shkrirja e komisariatit të Sarandës/ Softa: Mund të ketë edhe arrestime të tjera, dosja duhet të hetohet nga SPAK (VIDEO)

Shkrirja e komisariatit të Sarandës/ Softa: Mund të ketë edhe arrestime të tjera, dosja duhet të hetohet nga SPAK (VIDEO)

 

Zyrtarë të lartë policie në Sarandë janë ndaluar për një ndërtim pa leje, nën dyshimin se kanë favorizuar persona të lidhur me krimin.

 

Lidhur me këtë ngjarje, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, tha për edicionin e lajmeve në MCN TV se situata është shumë më e komplikuar sesa duket.

 

Sipas tij, priten hetime më të thelluara dhe arrestime të tjera, ndërsa pistat hetimore mund të nxjerrin lidhje të forta mes efektivëve të policisë dhe grupeve kriminale.

 

Deri tani kemi të arrestuar shefin e komisariatit dhe disa persona të tjerë, por mund të ketë sërish arrestime. 

 

Produkti i parë i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ishte paralajmërimi se do të ketë luftë ndaj aferave brenda policisë, me qëllim pastrimin e radhëve dhe rikthimin e besimit të publikut. 

 

Në momentin kur vetë policia kryen arrestime të tilla, hije të forta dyshimi bien mbi të gjithë zinxhirin institucional dhe mënyrën si është lejuar të funksionojë një aktivitet i paligjshëm.

 

Hetimet duhet të thellohen edhe mbi atentatin e mëparshëm me eksploziv ndaj pronarit të tokës, pasi dyshohet se ngjarjet mund të kenë lidhje me konfliktet për pronësinë.

 

 

Softa u shpreh se, për shkak të nivelit të lartë të dyshimeve dhe përfshirjes së zyrtarëve policorë, dosja duhet të hetohet nga SPAK.

 

Duhet të hetohet i gjithë zinxhiri i komisariatit. Mund të kemi të bëjmë jo vetëm me korrupsion, por edhe me elementë të një grupi të strukturuar kriminal. 

 

Ka dyshime se rrjeti mund të shtrihet më gjerë, ndërsa nuk përjashtohet përfshirja e personave të tjerë. 

 

Vlerësoi gjithashtu punën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke theksuar se nuk duhet të ketë tolerancë ndaj krimit dhe abuzimeve me detyrën.

 

Për shkak të nivelit të lartë të dyshimeve dhe përfshirjes së zyrtarëve policorë, dosja duhet të hetohet nga SPAK.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy