
Miliona britanikë kanë vërshuar në rrugët e qyteteve kryesore, duke mbajtur radhë për të përfituar nga uljet e fundvitit. Njoftimet për ulje që mund të shkojnë madje deri në 90%, ka bërë që njerëzit të zënë radhë në dyqane e qendra tregtare që prej mesnatës, duke sfiduar të ftohtin që ka mbërthyer Britaninë ditët e fundit. Nga përllogaritjet pritet që blerësit të shpenzojnë plot 4.5 miliardë paund, shifër që kalon edhe shpenzimet për “të premten e zezë” përpara Krishtlindjes, nga e cila u arkëtuan 2.6 miliardë paund. Vec blerësve që janë 23 milionë britanikë, në radhë janë dhe qindra mijëra të tjerë turistë të cilët kanë zgjedhur Britaninë për të kaluar festat e fundvitit.



