Ish-shefi i hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-së planifikon të japë dorëheqje

Ish-shefi i hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-së planifikon të japë dorëheqje

Zyrtari i lartë i departamentit të drejtësisë, Rod Rosenstein, i cili mbikqyrte hetimin për ndërhyrjen e supozuar ruse në vitin 2016, po planifikon të lë, njoftojnë mediat amerikane.

Zëvendësi i Prokurorit të Përgjithshëm është raportuar të ketë ketë marrë i vetëm këtë vendim dhe nuk është detyruar nga Shtëpia e Bardhë.

Megjithatë, ai ka qenë shënjestër e shpeshtë për kritika nga presidenti amerikan, Donald Trump. Rosenstein është raportuar se e ka konsideruar dorëheqjen në vjeshtën e vitit të kaluar, pasi u shfaq një raport që ai sugjeroi regjistrimin fshehurazi të Trump.

Sipas burimeve, numri dy i Departamentit amerikan të Drejtësisë nuk planifikon të qëndrojë në zyrë derisa të konfirmohet nominimi i William Barr si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së, shkruan BBC.

Rosenstein ende nuk ka komentuar këto raportime. Ndërkohë seanca e Senatit ku pritet të konfirmohet pozita e re e Barr-it, është planifikuar të nisë më 15 janar.

Në rast se konfirmohet, Barr do të jetë pasaardhës i Matthew Whitaker, që aktualisht ka pozitën e ushtruesit të detyrës të pozitës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Whitaker ka zëvendësuar Jeff Sessions, i cili është shkarkuar nga pozita me vendim të presidentit Trump.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka thënë për Fox News të mërkurën se ajo e ka ditur që “zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm gjithmonë ka planifikuar të qëndrojë për dy vjet në zyrë”.

Mendoj se ai është duke i ofruar hapësirë Prokurorit të ri për të krijuar një ekip që dëshiron ta ketë afër vetes”, ka shtuar ajo.

Rosenstein ka kaluar pjesë të madhe të karrierës së tij në Departamentin e Drejtësisë si dhe ka shërbyer për 12 vjet si Prokuror i Përgjithshëm për shtetin Marilend, para se të merrte pozitën që ka në prill të vitit 2017.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy