Sulejman Gjana: Pse nuk isha në tryezën e opozitës dhe vendimi im për...

Sulejman Gjana: Pse nuk isha në tryezën e opozitës dhe vendimi im për...

Kreu i PLL, Sulejman Gjana largohet nga drejtimi i legalistëve. Duke dhënë arsyet përse nuk iu bashkua tryezës së opozitës, ai jep edhe lajmin e largimit të tij. Basha, sipas Gjanës,- i ka tradhtuar aksionet opozitare. Politikani që erdhi nga Brukseli në krye të legalistëve, tashmë ndjehet i tradhtuar nga aleatët e djathtë.  “Siç mund ta dini, jam kryetar ne largim i PLL pasi nuk do te rikandidoj për një mandat tjetër ne krye te PLL ne kuvendin tone te dt. 25/11.

Këtë vendim e kam marre pikërisht për arsye se kete vit e kisha angazhuar PLL ne mbështetje te plote te aksionit opozitar dhe te kauzave te atij aksioni; aksion dhe kauza qe u tradhtuan nga PD dhe z. Basha duke u shkaktuar nje dem te madh opozitës ne tërësi, PLL ne veçanti por edhe mua personalisht”, shkruan ndër të tjera në postimin e tij në FB. Sulejman Gjana.  Ja postimi i plotë në Facebook:

Sot vendosa të mos marr pjesë në Tryezën e Opozitës edhepse isha i ftuar nga PD. Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni përgjigjen time derguar z. Edmond Spaho ku jap disa arsye.

Mesazhi i z. Edmond Spaho

I nderuar zoti Kryetar, ne emer te Kryetarit te Partise Demokratike z. Basha jeni i ftuar neser ne ora 11.00 tek hotel Tirana per nje takim me gjithe spektrin politik opozitar ne lidhje me aksionin politik te opozites ne driten e zhvillimeve me te fundit. Ju lutem konfirmoni pjesmarrjen me mesazh. Faleminderit. Edmond Spaho

Përgjigja ime

I nderuar z. Spaho.

Ju falenderoj per ftesen per takimin e sotem "ne lidhje me aksionin politik te opozites ne driten e zhvillimeve me te fundit".

Siç mund ta dini, jam kryetar ne largim i PLL pasi nuk do te rikandidoj per nje mandat tjeter ne krye te PLL ne kuvendin tone te dt. 25/11.

Kete vendim e kam marre pikerisht per arsye se kete vit e kisha angazhuar PLL ne mbeshtetje te plote te aksionit opozitar dhe te kauzave te atij aksioni; aksion dhe kauza qe u tradhetuan nga PD dhe z. Basha duke u shkaktuar nje dem te madh opozites ne teresi, PLL ne veçanti por edhe mua personalisht.

Perderisa une jam ne largim nga detyra e Kryetarit, nuk mund te angazhoj sot PLL ne nje "aksion" te perbashket me PD aq me teper kur nuk kemi asnje garanci se PD mund te mbroje kauza qe kalojne interesin partiak apo thjesht vetiak dhe se mund t'u qendroje angazhimeve te veta me partneret dhe qytetaret shqiptare.

Besoj se Kryetari i ardhshem i PLL dhe kryesia e re do te mund te marrin vendimin e duhur ne raport me pozicionin dhe aksionin e ardhshem te PLL.

Perderisa LSI do ti bashkohet aksionit opozitar ne fjale, shpresoj se kete radhe PD dhe kryetari juaj do te burreroheni dhe do ti qendroni angazhimeve tuaja dhe kauzave qe PD i afishon dhe merr persiper ti mbroje.

Shpresoj gjithashtu qe tashme PD do ti korrigjoje gabimet e veta dhe do te vendose me lidershipin e ri te PLL nje marredhenie te sinqerte dhe korrekte.

Me respekt.

Sulejman Gjana

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy