Finalistja e Miss Anglisë bëhet e para në historinë e konkursit që konkurron pa grim

Finalistja e Miss Anglisë bëhet e para në historinë e konkursit që konkurron pa grim

Një finaliste e Miss Anglisë është bërë vajza e parë që konkurron pa grim në historinë e konkursit.

Melisa Raouf, një studente kolegji 20-vjeçare nga Londra jugore, konkurroi në gjysmëfinale të hënën pa make-up. Tani, ajo do të garojë në finale këtë tetor për kurorën.

“Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndjej se shumë vajza të moshave të ndryshme përdorin grim sepse ndihen nën presion për ta bërë këtë”, tha Raouf në një intervistë për Independent.

"Nëse dikush është i lumtur me lëkurën e tij, ne nuk duhet të detyrohemi të mbulojmë fytyrën me grim. Të metat tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo individ unik," shtoi ajo.

Raouf tha se, megjithëse filloi të grimohej në moshë të re, ajo vendosi t'i shmangej traditës për konkursin.

"Kurrë nuk kam ndjerë se i kam përmbushur standardet e bukurisë. Së fundmi kam pranuar që jam e bukur në lëkurën time dhe për këtë arsye vendosa të konkurroj pa grim", ka shpjeguar ajo në intervistë.

Sipas organizatorëve, Raouf planifikon të dalë sërish pa grim në finalen kombëtare në tetor.

“Ne i urojmë asaj fat në Miss Anglia, është një gjë shumë e guximshme të bësh kur të gjithë të tjerat janë të grimuara, por ajo po u dërgon një mesazh të rëndësishëm vajzave të reja”, tha organizatorja e Miss Anglisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy