Risku për t'u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri është tepër i lartë, fakt që është pranuar publikisht edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Në Ditën Botërore të Hipertensionit, Manastirliu deklaroi se 1 në 7 qytetarë kanë vlera të larta hipertensioni, i cili konsiderohet si një ndër faktorët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare.



