Edi Rama e pranon: I kërkova dorëheqjen Gledis Nanos

Edi Rama e pranon: I kërkova dorëheqjen Gledis Nanos

Kryeministri Edi Rama pranoi gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët dhe qytetarët se i kishte kërkuar dorëheqjen ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Kreu i qeverisë tha se Nano i kishte konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë, pas bisedës që kishte pasur të shtunën me ministrin e Brendshëm. Ndër të tjera Rama vë në dukje se kishte një shqetësim për disa zhvillime të papëlqyeshme në rendin publik dhe Policinë e Shtetit. 

I është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm. Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri. Ishim të shqetësuar nga zhvillime të papëlqyeshme për rendin publik dhe vetë Policinë e Shtetit, çështje që janë trajtuar me drejtorin e përgjithshëm të mëparshëm”.

I pyetur për drejtorin aktual të Policisë së Shtetit që në vitin 2013 cilësohej pjesë e “grupit çiftelia” në një foto të publikuar nga PS, Rama tha se ai është një oficer karriere, me vlera morale dhe integritet.

Mbase këtë duhet ta merrni si shembull që ne nuk qeverisim duke i ndarë shqiptarët, në tanët dhe të atyre, dhe nuk merremi me biografi, nuk jemi një regjim patronazhistësh siç thuhet. Me këtë rast i përshëndes patraonzhistët se janë zemra e pazëvendësueshme e PS. Muhamet Rrumbullaku s’vjen nga portalet, por vjen nga disa vite punë në agjencinë e mbikëqyrjes policore. Një nga oficerët me karrierën më të gjatë në Policinë e Shtetit. Ato çiftelitë dhe daullet e risjellja 10 vjet më pas në skenë s’kanë asnjë vlerë. Muhamet Rrumbullaku është vlerë morale me integritet të padiskutueshme për ndershmërinë profesionale. Uroj të ketë sukses dhe ka mbështetjen tonë absolute”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy