Gjykata e Lartë e SHBA ka urdhëruar administratën Trump të ndalojë deportimin e një grupi anëtarësh të akuzuar të një bande venezueliane.

Një grup për liritë civile po padit administratën për dëbimet e planifikuara të venezuelianëve të ndaluar në Teksasin verior sipas një ligji të kohës së luftës të shekullit të 18-të.
Gjykata e Lartë urdhëroi qeverinë që të mos largojë asnjë nga kwta tw burgosur nga Shtetet e Bashkuara deri në urdhër të mëtejshëm të kësaj gjykate.
Presidenti Donald Trump kishte thirrur ligjin e 1798 për armiqtë e huaj, i cili i jep presidentit të Shteteve të Bashkuara kompetenca gjithëpërfshirëse për të urdhëruar ndalimin dhe dëbimin e vendasve ose qytetarëve të një kombi "armik" pa ndjekur proceset e zakonshme.
Trump ka akuzuar bandën venezueliane Tren de Aragua (TdA) për kryerje, përpjekje dhe kërcënim për një pushtim ose inkursion grabitqar në territorin amerikan.



