
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar këtë të mërkurë nga detyra prokurorin e Prokurorisë Krujë, Bujar Memia. Sipas burimeve nga KLP, shkarkimi i prokurorit është bërë me 10 vota pro dhe 1 kundër.
Kujtojmë që ishte ILD ajo që kërkoi shkarkimin e prokurorit, me pretendimin se nuk kishte vepruar pas vendimeve të dhëna nga Gjykata e Krujës për lirimin e të dënuarve për vepra të rënda penale.



