Von der Leyen vjen në Tiranë, pritet nga Rama/ Agjenda

Von der Leyen vjen në Tiranë, pritet nga Rama/ Agjenda

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis këtë të mërkurë nga Tirana turin katërditor në Ballkanin Perëndimor. Në orën 15.00 ajo u prit nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të ketë një takim, për të vijuar më tej me një konferencë të përbashkët.

  Në kuadër të turit të saj Von der Leyen do të takohet me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Në fokus të takimit do të jenë grantet dhe kreditë që do të vijnë nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ajo do të mbajë një fjalim edhe në ceremoninë e hapjes së vitit akademik të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Të enjten në mëngjes ajo do të takohet me presidentin Bajram Begaj.

Më pas do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe me presidenten Davkova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy