
Një vatër zjarri është aktivizuar pak më parë në fshatin Suhë të bashkisë Libohovë.
Flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës, ndërsa raportohet se është djegur një banesë në Suhe.
Sipas informacioneve, banesa ishte e pabanuar dhe ndodhej afër një kabine elektrike e cila është përfshirë nga flakët.
Njëherazi zjarri është përhapur duke djegur një vresht e rreth 4 dynym toke sipas kreut te PMNZSH z. Pëllumb Shalari.
Forcat zjarrfikëse të Libohovës, Dropullit dhe nga Drejtoria Gjirokastër janë nisur drejt vendngjarjes.



