Magjia e zezë/ Prestigjatori Murraj: Mos i prekni me dorë objektet e dyshimta

Magjia e zezë/ Prestigjatori Murraj: Mos i prekni me dorë objektet e dyshimta

Edhe nëse dikush nuk beson në ekzistencën apo ndikimin e magjisë së zezë, kjo nuk do të thotë se ajo nuk praktikohet. 

Për mijëra vjet, magjia e zezë ka qenë pjesë e praktikave të ndryshme në shumë kultura, ku objektet mallkohen me qëllim që t’u shkaktojnë dëme personave të caktuar.

Prestigjatori dhe njohësi i praktikave ezoterike, Edmond Murraj, i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, foli për mënyrat se si funksionon magjia e zezë dhe si mund të mbrohemi prej saj.

Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit është se, kur gjejnë objekte të dyshimta, i prekin me dorë pa e ditur natyrën e tyre.

Objektet e mallkuara nuk duhet të preken kurrë me dorë. 

Ato duhen futur në ujë menjëherë, në mënyrë që të mos kenë kontakt me ajrin. Kjo ndihmon në neutralizimin e efekteve të tyre.

Zakonisht objektet e përdorura në magji janë të shumta: vezë, rroba, kafe, napë, flokë, thonj, etj.

Edhe dhuratat mund të jenë bartëse të energjive negative, sidomos kur vijnë nga persona me qëllime të dyshimta.

Kur dikush ju jep një këmishë, një dhuratë, një send personal, është mirë që të lahet mirë përpara se të përdoret. Duhet pasur kujdes edhe me rrobat e përdorura që blihen në treg. Nuk e dimë çfarë energjish mund të sjellin në shtëpi. 

Kur marrim mobilje të përdorura, nuk po sjellim vetëm kolltukun në shtëpi, por edhe energjitë që ai ka mbledhur nga shtëpia e mëparshme. 

Prestigjatori Murraj përmend se efektet e magjisë së zezë mund të jenë të ndryshme. 

Efektet e magjisë së zezë mund të jenë të ndryshme, por shpesh ato manifestohen si dhimbje koke të pashpjegueshme, lodhje e vazhdueshme, sëmundje të padiagnostikueshme, trishtim apo ankth pa arsye të dukshme, ndryshim i papritur i atmosferës në shtëpi

Nuk është mirë të vendosim shumë fotografi në korniza në mur të ndonjë të vdekurit në familje, sepse kur i shohim çdo ditë, mund të krijojnë ndjesi trishtimi. Më mirë t’i mbajmë në album. 

Në ditët e sotme, magjitë bëhen edhe për gjëra të vogla, madje edhe për xhelozi mes njerëzve. Nuk janë të gjitha të këqija, por shpesh, konflikti i energjive ndikon. 

Për të shmangur ndikimet e mundshme të magjisë së zezë apo energjive negative, Murraj sugjeron pastrimin spirutal të shtëpisë. 

Shtëpia ka nevojë për pastrim shpirtëror ashtu siç ka për pastrim fizik. 

Shtëpia ka  nevoje për pastrim spiritual, pastrohet me rozmarinë të freskët dhe me dafinë, i fusin 2-3 lugë kripe bashkë në kovë e trazojmë e shkundin dhe e godasim 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy