Presidenti francez, François Hollande parashtroi në formë kërkese që embargoja që “penalizon” Kubën duhet të hiqet në mënyrë përfundimtare, gjatë një deklarate për shtyp dhënë sot në Antananarivo.
Duhet të ketë një hapje, si dhe shkëmbime në mënyrë që Kuba të mund të konsiderohet plotësisht, në këndvështrimin e ekomunitetit ndërkombëtar si një partner i rëndësishëm”, u shpreh ai.
“Franca e ka konsideruar gjithnjë Kubën si një partner”, shtoi presidenti francez, i cili ishte i pari drejtues shteti që ndërmori një vizitë zyrtare në majin e 2015 në Kubë pas një afrimi mes SHBA-së dhe Havanës disa muaj më parë, në dhjetorin e 2014.
“Edhe pse kam denoncuar në mënyrë të përsëritur shkeljen e të drejtave të Njeriut në Kubë, e kam menduar gjithnjë se embargoja ishte një vendim i njëanshëm dhe i papranueshëm”, vuri theksin ai.



