
Disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan pasditen e kësaj të hëne në Kiev.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shpërthimet janë dëgjuar rreth orës 18:40 me orën lokale, në lindje të qendrës së qytetit të Kievit.
Ato ishin shpërthimet më të mëdha të dëgjuara këtë të hënën dhe u pasuan nga sirenat që dëgjoheshin në të gjithë qytetin.



