Dosja e AKSHI-t, Meksi: Pasuria e sekuestruar, një pjesë e vogël e asaj  që është përfituar në mënyrë të paligjshme

Dosja e AKSHI-t, Meksi: Pasuria e sekuestruar, një pjesë e vogël e asaj që është përfituar në mënyrë të paligjshme

Në studion e emisionit “FactCheck”, drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, u ndal te skandali i AKSHI-t. Lidhur me sekuestrimin e pasurive të personave të përfshirë në këtë dosje, ai u shpreh se ajo përbën një përqindje të vogël të pasurive që janë grumbulluar pasi janë përfituar në mënyrë të paligjshme. 

 

Ka pasuri të fshehura sa të duash. Këto janë pasuritë në letra, nuk kanë mbaruar me hetimin e kompanive. Zyra e pastrimit të parave mund të vihet nën presion. Gjurmë mbeten në bilanc. Nuk mendoj se është me kaq. Duke qene se vlera e prokurimeve është e lartë, gjykoj që ka më shumë. 

 

Mesatarja 70-80 milionë euro në vit të prokuruara. Nuk mendoj që shifra e aseteve të sekuestruara është totali.

Ne kemi biseduar në studio nga shtatori kam pasur shpresë që SPAK t’u shkojë në fund. Kam pasur besimin që në themel do ecte. Unë kam qenë besues te SPAK, kam besim se do vijojnë me korrektesë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy