Elvi Fundo: Ja mesazhi që më dhanë autorët

Elvi Fundo: Ja mesazhi që më dhanë autorët

Gazetari Elvi Fundo, i cili paraditen e së martës u dhunua nga dy persona të paidentifikuar pranë stacionit të trenit në Tiranë, vijon të jetë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nën ruajtjen e forcave të rendit.

Gjatë një interviste për televizionin Report Tv, gazetari rrëfen se nuk i ka parë agresorët dhe se ata e kanë qëlluar nga mbrapa fillimisht, ndërkohë shton se kanë përdorur edhe mjete të forta.

Dy dhunuesit janë larguar në këmbë shprehet gazetari, i cili nuk ka mundur të pikasë asnjë detaj nga ata. “Jam goditur nga pas, pas koke. Nuk kam arritur t’i dalloj se kush ishin. Më kanë goditur në gojë dhe këtë e kam marrë si mesazh që mos fol më”, thotë ai.

Elvi shprehet se ka besim se policia do ta zbardhë këtë ngjarje, ndërkohë ka theksuar se kjo ngjarje nuk duhet të politizohet.

“Nuk ka vend për politizimin e kësaj ngjarje”.

Gazetari evidentoi se ka folur me policinë për dyshimet e tij dhe se po administrohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve për rreth zonës ku ndodhi incidenti. 

I pyetur nga Report Tv për dyshimet e tij lidhur me urdhëruesit, Elvi Fundo jep këtë përgjigje. “Dyshimet lidhet me shkrimet e fundit që kam publikuar në portal. Shkrimet kishin lidhje me disa trafikantë droge me emra të ndryshuar që janë pronarë mediash. Pra, njerëz të krimit që drejtojnë sot në politikë dhe në media. Urdhëruesit do të ishte shumë e vështirë të zbardhen, por të zbardhen agresorët në fillim. Jam goditur nga pas në mes të ditës. Unë jam gazetar që nuk fshihem, eci në këmbë nëpër Tiranë. Natën mund edhe të më kishin vrarë por të shpresojmë që policia dhe strukturat e policisë të bëjnë punën e tyre”.

Gazetari tregon se kush e rrahu: Mos e politizoni këtë ngjarje, ja e vërteta

Gazetari Elvi Fundo ka folur sërish ditën e sotme për sulmin që i ndodhi nga persona të panjohur afër ish­stacionit të trenit. Fundo ka thënë se rrahja e tij s’ka lidhje me politikën, por është vepër e krimit të financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogën.

Ai bëri thirrje nga PD dhe PS të mos e politizojnë këtë çështje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy