Presidenti i SHBA Donald Trump ka miratuar publikimin e një memoje të diskutueshme që tregon anësi nga ana e FBI-së.
Ky raport i kalsifikuar ka të bëj me sjelljen e FBI-së për hetimin e saj për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e SHBA. Sipas BBC, Trump tha se ia kishte dhënë Kongresit, i cili tani e ka lëshuar atë.
Demokratët dhe kritikët e tjerë të dokumentit thonë se ai në mënyrë selektive përdor informacionin e klasifikuar të zbulimit për të arritur në përfundimin se hetimet mbi ndërhyrjen e Rusisë janë politikisht të njëanshme.
Si Byroja Federale e Hetimeve ashtu edhe Departamenti i Drejtësisë janë shprehur kundër publikimit të dokumentit.
I pyetur në lidhje me përmbajtjen e memorandumit, Trump u tha gazetarëve se ishte një turp dhe shumë njerëz duhet të jenë të turpëruar për veten e tyre.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Trump shkruante në Twitter: “Udhëheqja e lartë dhe hetuesit e FBI-së si dhe Departamenti i Drejtësisë e kanë politizuar procesin e shenjtë hetimor në favor të demokratëve dhe kundër republikanëve, gjë që, vetëm pak kohë më parë do të kishte qenë e pamendueshme.”
Dokumenti thuhet se përmban hollësi rreth përpjekjeve të Departamentit të Drejtësisë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-s për t’i kërkuar leje Gjykatës që të monitoroheshin kontaktet e mundshme të një këshilltari të fushatës së Trump me operativët rusë.
Sipas mediave të huaja, dokumenti i hartuar nga kryetari i komisionit, ligjvenësi Devin Nunes, thotë se FBI-ja ka abuzuar me ligjet e përgjimit dhe ka siguruar në mënyrë të gabuar urdhra-mbikqyrjeje, duke përdorur një dosje të paverifikuar lidhur me Donald Trumpin dhe Rusinë, të përpiluar nga ish-agjenti britanik i zbulimit Christopher Steele".



