Mashtrimi me mikrokreditë/ Buxhuku: BSH e lejoi me vetëdije, skemë fajdesh më e rëndë se ajo e 97-ës

Mashtrimi me mikrokreditë/ Buxhuku: BSH e lejoi me vetëdije, skemë fajdesh më e rëndë se ajo e 97-ës

Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku tha në “MCN Economy” se Banka e Shqipërisë e ka lejuar me vetëdije të plotë skemën e mashtrimit të mikrokredive.

Sipas tij kjo skemë është një sistem i ri fajdesh, në thelb më i rëndë se ai i vitit 1997, pasi kryhet brenda sistemit financiar.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

"Skema e mikrokredive në Shqipëri fatkeqësisht ka marrë pamjen e një sistemi të plotë fajdesh. Është më e rëndë se ajo e vitit 97, ku sistemi i fajdeve u zhvillua jashtë tregut financiar ligjor, kjo që ka ndodhur 8-9 vitet e fundit ka ndodhur brenda sistemit financiar. Përgjegjësia e BSH është absolutisht e plotë. BSH duhet t’i monitoronte në vazhdimësi kompanitë e mikrokredive. Shkaku është përgjegjësia e plotë ligjore e BSH, me veprimet dhe mosveprimet e saj, me veprime pasi ka licencuar kompani, ku një pjesë janë në pronësi të individëve, edhe nga shtete jo mike të Shqipërisë, si rusë e me radhë, apo kompani që janë larguar për këto arsye nga vendet e rajonit. BSH ka lejuar me vetëdije të plotë, fatkeqësisht pas 30 vitesh, një sistem i ri fajdesh që në thelb është më i rëndë se ai i 97-ës. Për fatin e mirë përmasat janë më të vogla se të 97-ës, por format dhe përmbajtja janë të njëjtat. Është një fenomen që ka 10 vjet që lulëzon. Mediat buçasin nga reklamat. BSH duhet të kishte përcaktuar me kohë tavanin e interesave, nuk ishin disa herë më të larta se e tregut bankar formal. Penalitetet shkojnë me dhjetëra, qindra herë më të larta. Para dy vitet kush e pengoi BSH-në që të vinte tavan mbi penalitetet. A kemi një raport të plotë se cilat kompani të mikrokredisë e kanë shkelur apo respektuar këtë tavan 30 për qind? Këto çështje duhet të sqarohen. Nuk kemi asnjë raport nga BSH se sa kompani e kanë shkelur. Në momentin që është shkelur tavani, duhet t’u kishe hequr licencën dhe t’i konfiskoje. Ironikisht jemi në situatën post-97’. Duam apo s’duam ne këto dhjetëra mijëra raste është e vështirë të trajtohen një nga një në gjykatë. Duhet një ligj i veçantë. BSH mban përgjegjësi të plotë ligjore që ka krijuar një terren të përshtatshëm për operatorët e tregut të mikrokredive. BSH duhet të rishikojë të gjitha licencat që ka dhënë. Licencat për vende nën embargo, jo mike, dhe kompani të dëbuara nga vendet e rajonit, duhen parë me themel. Ka kompani me pronarë nga Rusia. Janë pjesë e atyre që bëjnë kërdinë në tregun e mikrokredive. Këto mund të përdoren edhe për të prishur rendin kushtetues në Shqipëri. ”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy