
Nuk ishte era e ushqimeve të skuquara, siç ndodh rëndom, por aroma e fortë e ëmbëlsirave ajo që ngjalli protestat e fqinjëve, të cilët çuan në mbylljen e pastiçerisë “Sluka” në Vjenë. Një pastiçeri historike, e themeluar në vitin 1891, “Sluka” në historinë e saj të gjatë ka furnizuar me ëmbëlsira edhe gjykatat perandorake austro-hungareze. Sidoqoftë, parfumi duket se nuk durohej aspak nga fqinjët, dhe pas një “mundjeje të gjatë krahu” u vendos që të ndalohej prodhimi i tyre.
"Pastiçeria “Sluka” mbetet e hapur. Furnizimi i ëmbëlsirave do të bëhet përmes degës në Kärntner Strasse. Për klientët tanë asgjë nuk do të ndryshojë, arti ynë i pastiçerisë mbetet i pandryshuar edhe në përbërësit e tij, ashtu si në kohën e Perandorisë Austro-Hungareze", ka deklaruar administratori Friedrich Deiser në mediat sociale.



