Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Vendimi ka ardhur pasi mblodhi pasditen e sotme në selinë blu Grupin Parlamentar, Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve. Basha tha se bënë këtë hap pas për të bashkuar partinë.
25 prilli ishte goditje e rëndë për demokracinë dhe shpresën e shqiptarëve për ndryshim pas 8 vitesh premtime të pambajtura. Vetëm një qeveri që vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelet e halleve të tyre dhe të ofrojë zgjidhje reale për njerëzit. Një qeveri me program dhe ofertë konkrete u pengua nga masakra zgjedhore më 25 prill. Përpjekjeve tona për t'i ofruar qytetarëve një opozitë të tillë me denoncime, i është mbivendosur një luftë e brendshme. Unë investova gjithçka për një zgjidhej që do i shërbente PD dhe transparencës. Nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur e si, kush kishte të drejtë e kush gabim. Fatkeqësisht përpjekja për të mbajtur PD të bashkuar nuk kishte sukses. Unë dhe demokratët u përballëm me akuza të shumta dhe sot PD po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar PD të lënë mënjanë ndasitë, i vetëdijshëm për peshën që mora, dorëhiqem nga detyra e kryetarit të PDS me qëllimin për të ndihmuar në ringritjen e PD.



