Tabaku: Ndryshimet e ligjeve për interesa personale po rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në BE (VIDEO)

Tabaku: Ndryshimet e ligjeve për interesa personale po rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në BE (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është shprehur se kryeministri nuk po thotë asgjë të re, por po përdor median si mburojë për të thënë të vërtetën, ndërkohë që në Parlamenti Europian po diskutohen veprimet e qeverisë shqiptare. 

 

Sipas saj, në qendër të diskutimeve ka qenë cenimi i mbrojtjes dhe barazisë para ligjit, çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian të vendit.

 

Ajo theksoi se ky është një shqetësim që shkon përtej Shqipërisë dhe krijon një precedent të rrezikshëm. 

 

Ndryshimi i neni 242 është një shqetësim që kalon përtej Shqipërisë. Janë miratuar ligje për rritjen e rrogave të deputetëve dhe shumë të tjera, por një ligj për mbrojtjen e tyre kur janë të kapur nga korrupsioni nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Besoj se qëndrimi është i qartë dhe i njëjtë me atë të partnerëve evropianë.

Deputetja nënvizoi se dëshira e saj është që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimi Evropian, madje sipas saj shqiptarët e kanë merituar këtë prej kohësh. 

 

Megjithatë, ajo theksoi se tashmë është koha për rezultate konkrete, të cilat varen nga vullneti politik, një vullnet që, sipas saj, nuk po tregohet. Ndryshimet ligjore dhe miratimi i ligjeve për interesa personale, shtoi ajo, janë në dëm të integrimit.

 

Tabaku bëri të ditur se në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet, lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave. Ajo shprehu shpresën që problemet e Shqipërisë të mos bëhen pengesë në procesin e integrimit.

 

Duke u ndalur te çështja e AKSHI-t, Tabaku e cilësoi atë si shumë të rëndë, duke theksuar se të dhënat e qytetarëve janë përdorur nga një grup i strukturuar. 

Nuk është hera e parë që ndodh, ka ndodhur për të gjithë zyrtarët që shkojnë para drejtësisë. Për mua çështja e AKSHI-t është shumë e rëndë sepse të dhënat e qytetarëve kanë qenë të përdorura nga një grup struktural.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy