
Numri i rasteve të reja javore me Covid 19 në të gjithë botën vazhdon të rritet.
Mbi 4.6 milionë raste të reja u raportuan nga 27 qershori deri më 3 korrik, nga të cilat 2.4 milionë raste ishin në Evropë.
Nga ana tjetër u regjistruan 8100 vdekje, me një rënie prej 12%.
Këto janë shifrat nga buletini i ri javor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë .
OBSH rikujtoi të gjithë njerëzit të përdorin maska dhe të vijohet me izolimin e të infektuarve me Covid 19.



