
Pas një promovimi disa mujor, kënga e re e artistes Adele tashmë është publikuar. “Easy On Me”, një baladë me melodi emocionale të luajtur në piano, u publikua në mesnatën e Mbretërisë së Bashkuar, duke iu ofruar fansave pamjen e parë të albumit të saj të ri, të titulluar “30”.
Ky do të jetë vazhdimi i saj për albumet masivisht të suksesshme si: “19”, “21” dhe “25”, shkruan BBC. “Easy On Me” është një këngë, në të cilën Adele shpjegon vendimin e saj për t’u larguar nga martesa e saj në vitin 2019, ndërsa i kërkon djalit dhe ish-burrit të saj për mirëkuptim.

Zëri i Adeles është plot keqardhje, por edhe i vendosur. Në klipin e këngës, regjisori Xavier Dolan zgjedh këtë moment për të kaluar nga bardh e zi në ngjyrë të plotë, duke e bërë të qartë se ky është tingulli i një gruaje që ka shkatërruar të gjithë botën e saj, duke kuptuar se ajo nuk ka pse të ndihet fajtore për ta vënë veten e para.
Kënga ishte me sa duket kënga e parë e shkruar për albumin e ardhshëm të Adele, dhe daton në vitin e ndarjes së saj.
Fansat në të gjithë botën qëndruan zgjuar për të dëgjuar “Easy On Me” sapo u shfaq premierë, me 299,000 njerëz që shikuan debutimin e saj drejtpërdrejt në YouTube.
Kjo vjen vetëm pak javë para se albumi i saj i ri të publikohet, ndërkohë që titulli i albumit “30” është promovuar në ndërtesa të famshme në qytetet: Brazil, Meksikë, Dubai, Itali, Gjermani, Irlandë, SHBA dhe Britani të Madhe.
Ashtu si tri albumet e saj të mëparshme, titulli është një referencë për një moshë të caktuar në jetën e Adeles.
Duke folur për ‘Zoe Ball’ të BBC Radio 2, këngëtarja tha se albumi “ishte një punë e vështirë për t’u bërë”.




