Muça: Ka mospërputhje mes arsimimit të të rinjve dhe kërkesave të tregut! Strategjia e punësimit, një letër pa plan veprimi

Muça: Ka mospërputhje mes arsimimit të të rinjve dhe kërkesave të tregut! Strategjia e punësimit, një letër pa plan veprimi

Erion Muça, ekspert i burimeve njerëzore deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se në vendin tonë ka pasur gjithmonë një mospërputhje mes kualifikimit të individëve dhe kërkesave nga tregu i punës.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij logjikën e tij Muça tha se strategjia e punësimit nga qeveria ka mbetur vetëm një letër për të plotësuar direktivat e BE-së, por që nuk ka një plan veprimi dhe instrumente praktikë.

 Ka mospërputhje që historikisht ka qenë reale sepse sistemi i formimit të arsimit dhe kualifikimit të individëve ka qenë i kundërt me kërkesën e tregut të punës si rrjedhojë e kulturës që kanë shqiptarët. Kjo lidhet dhe me mungesën e sistemit të informimit për punë, karrierë që moshë të hershme në mënyrë të organizuar përmes shkollave dhe njerëzve të specializuar.  

Mbi 80% e të rinjve punojnë jashtë profilit që kanë studiuar. 

Kemi parë dhe strategjinë e punësimit  dhe aftësive që u miratuar vitin që shkoi që sërish mbetet një dokument në letër vetëm për të plotësuar dokumentacionin, nuk shohim një instrument praktik dhe konkret, një plan veprimi 1-2 vjeçar që do ndihmonte dhe do sinkronizonte gjithçka për të zgjidhur nevojat e bizneseve dhe punëkërkuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy