Britani, lindje me cezarian? Vetëm për arsye të forta (VIDEO)

Britani, lindje me cezarian? Vetëm për arsye të forta (VIDEO)

Pjesa më e madhe e spitaleve kanë vendosur të praktikojnë lindjen natyrale, duke treguar kështu qëndrimin e tyre kundër lindjeve me operacion cezarian. Një lindje e tillë, sipas vendimit të tyre, do të ofrohet vetëm në rastet kur gruaja ka arsye të fortë mjeksore. Kjo përjashton edhe gratë që kanë patur përvojë traumatike në lindje natyrale të mëparshme. Por duket se organizatat për mbrojtjen e tyre kanë kundërshtuar vendimin, i cili cipas tyre mohon të drejtën e grave për të zgjedhur nëse duan të lindin natyralisht opo me operacion.

Organizatat bazojnë argumentet e tyre, tek përvojat e mëparshme, ku shumë gra kanë përjetuar përvoja traumatike në lindjet natyrale. Por për mjekët, një lindje me operacion nuk është gjithnjë e mirë. Ata promovojnë lindjen natyrale, si mënyrën më të mirë për të mbrojtur gruan nga plakja dhe obeziteti. Madje mjekër thonë se edhe gratë që presin të lindin binjakë, duhet të provojnë lindjen natyrale, e cila duket se vitet e fundit është rritur së tëpërmi duke reduktuar numrin e lindjeve me operacion në 28%.

Nga ana tjetër, lindja natyrale ul edhe koston e shpenzimeve dhe rrezikut, pas shumë grave u duhet të udhëtojnë me kilometra deri në spitalin që ofron një shërbim të tillë. Ndërkohë që pak ditë më parë, autoritetet shëndetësore dhe organizata botërore e shëndetësisë vendosën që britania të lejojë dhe promovojë përdorimin e anestezisë lokale për lindjet, të njohur si epidurial, pikërisht për të mundësuar lindjet natyrale duke reduktuar dhimbjet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy