
Partitë pro serbe në Mal të Zi, kanë njoftuar se do organizojnë një peticion me të cilin do të kërkohet që qeveria ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Fronti Demokratik dhe Këshilli Kombëtar Serb, që përfaqësojnë komunitetin serb në Mal të Zi, kanë thënë se përmes mbledhjes së firmave duan ta arrijnë këtë gjë.
“Së paku 85% e qytetarëve të Malit të Zi nuk e përkrahin njohjen e shtetit të rremë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Partia Demokratike Popullore – njëri prej grupeve më të mëdha opozitare në Mal të Zi.
Mbledhja e firmave do të nisë këtë javë.



