Profili “monstrës” së Las Vegasit, nga babai grabitës serial deri tek djali vrasës

Profili “monstrës” së Las Vegasit, nga babai grabitës serial deri tek djali vrasës

Vëllai i tij e përshkruan si njeri të qetë, të shoqërueshëm, që nuk i kishte me qejf armët dhe që nuk kishte shfaqur shenja çrregullimi mendor, apo depresioni në të shkuarën.

Eric Paddock, vëllai i autorit të masakrës së Las Vegasit, ku deri më tani autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 58 personave foli në një intervistë të shkurtër për mediat amerikane. 

“Akoma nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur! U shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave. Ne nuk kishim vënë re asnjë ndryshim tek Stephen kohët e fundit. Ai ishte i qetë dhe armët nuk i ka patur kurrë përzemër”, thot Eric.

Megjithatë, familja Paddock ka patur probleme me ligjin edhe në të shkuarën. Babai i Stephen, Benjamin Hoskins Padock qëndroi për tetë vite në arrati në listën e më të kërkuarve të FBI-së pasi arratisjes nga burgu, ku ishte dënuar për një seri grabitjesh të bankave dhe më pas ishte diagnostikuar si i sëmurë mendor.

Ndërkohë, autoritetet amerikane konfirmuan se Stephen kishte lëvizur shuma të konsiderueshme parashë në llogaritë që kishte në disa sallone lojërash fati në Las Vegas dhe thonë se po punohet për të gjetur nëse bëhej fjalë për para të fituara nga bixhozi, apo borxhe për të shlyer./tch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy