Çmimet e karburanteve, Bejtja: Çmimi tavan në bazë të monitorimit, taksa e qarkullimit pjesë e buxhetit të shtetit

Çmimet e karburanteve, Bejtja: Çmimi tavan në bazë të monitorimit, taksa e qarkullimit pjesë e buxhetit të shtetit

Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja në studion e lajmeve në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve për të cilat u shpreh se ngritja e bordeve bën të mundur monitorimin.

Ai tha se kanë miratuar një akt normativ për situata e veçantë e cila i jep mundësinë qeverisë të ndërhyjë dhe të marrë masa pa shtrembëruar në thelb konkurrencën.

Është bërë më herët një analizë për të ditur sa marzh do ju duhej atyre për të mbuluar dhe nga ana tjetër kemi monitoruar bursën e hidrokarbureve në mënyrë ditore si dhe çmimet e importeve për gazin e lëngshëm të naftës. Përmes tyre dalim në përfundimin e një çmimi tavan. Kemi miratuar një akt normativ i cili përcakton kur janë situatat e veçanta që i lejojnë qeverisë të ndërhyjë dhe të marrë masa pa shtrembëruar në thelb konkurrencën e lirë krahas tyre kemi ngritur dhe bordin. Janë përcaktuar dhe si institucione mbikëqyrëse të cilët bëjnë të mundur monitorimin. Ne përcaktojmë çmimin tavan dhe pastaj poshtë mund të lëvizet plus minus. Ato janë në limite të kostove.

Ndër të tjera ai u shpreh nëse nuk do të kishim kontroll të tregjeve do kishim marzhe më të larta sa i përket bizneseve do silleshin si normalisht dhe do të ishim në nivele rreth 20 lek më shumë.

Tregu ynë është i vogël tek operatorët kjo, jo konsumator që do të thotë po ti kesh në shesh i numëron me gisht por po ti shohësh si raporte është një shpërndarje në % mëse normale. Problemi është tregu ynë i limituar. Masat që kanë marrë qeveritë në tërësi kanë marrë masa të ngjashme, duke i ndihmuar ata që të mos ekspozohen drejtpërdrejt te çmimi i lartë.  Do të ndikohemi ende nga kriza ruse? Siç po duket konflikti Rusi-Ukrainë është ende shumë i nxehtë dhe pastaj kemi dhe një kërcënim të Putint për hapjen e tregut drejt Azisë dhe mund të rriten edhe burimet aziatike pastaj.

Ndërsa në lidhje me taksën e qarkullimit Bejtja tha se ndryshe nga Maqedonia e Veriut ne nuk kemi të njëjtën politikë shpërndarje fiskale në çdo artikull dhe sic ai shprehet ne e kemi vendosur taksën ku ka konsum bazë atje të ketë dhe barrë.

Në  rastin konkret është nafta me akcizën dhe taksën e qarkullimit. Dhe jemi në këto kushte ku kemi kalibruar marzhin e shumicës dhe pakicës me 3 lekë, më pak se 1%. Shumë më pak se sa ti mbajnë paratë në bankë, ndërkohë që arkëtojnë vetëm 1% po kështu. Është situatë e veçantë dhe jo masë drastike, kjo vendoset se i shërben ekonomisë. Taksën e qarkullimit nuk e heqim sepse është një e ardhur në buxhet dhe  nga rreth 1 milionë ton naftë që përdorim sikur të heqim 27 lekë heqim nga buxheti i shtetit rreth 3 mln lekë. Buxheti i shteti nuk del ndonjëherë me fitim jemi shtet kapital. Pikërisht që të mbështesim ekonominë mundohemi të jemi eficent me taksat. Taksa e qarkullimit rrit  20% të çmimit të karburantit.

Bejtja sqaroi ndër të tjera se në tregun tonë ky është çmim global që vendoset në bursë dhe shpërndahet pastaj.

Ne kemi dhe Italinë në Mesdhe dhe ajo ka çmimin 2.2 euro sot, e ka rritur dhe ata kanë TVSH, tatim fitimi kanë taksa të tjera dhe në fund dalin tek ai çmim 2.2. Në bazë ne e marrim naftën në të njëjtin vend. Dhe përsëri dhe ata përmes sistemit të tyre fiskal marrin një barrë që ju duhet për të mbuluar buxhetin e tyre, pra secili ka një politikë të vetën fiskale. Shkaktuesi direkt i taksës së qarkullimit janë dhe ata që e paguajnë. Kemi vendosur ta kemi kështu është një zgjedhje politike buxhetore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy