Europës i duhet një qasje e re në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor

Europës i duhet një qasje e re në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor

Florian Bieber

Këmbëngulja e Presidentit francez, Emmanuel Macron, për të mos hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka vrarë strategjinë kryesore të BE për transformimin e rajonit.

Jo vetëm që anëtarësimi në Bashkimin Evropian është bërë më i largët për të dy vendet e Ballkanit, por ka zbehur edhe shpresat e të tjerëve në rajon.

Por kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Siç keq(citohet) Uinston Çërçill, BE-ja nuk duhet të lejojë që një "krizë e mirë të shkojë dëm”.

Ka shumë arsye për të mos qenë dakord me rezistencën e Francës në lidhje me negociatat e pranimit. Fakti që vendet anëtare, të tilla si Franca, nuk mund të bien dakord të mbështesin gjykimin e Komisionit Evropian – i cili në fillim të këtij viti konstatoi se, si Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Shqipëria, i plotësonin kriteret për të filluar bisedimet - është me të vërtetë një krizë. Ajo u jep atyre që shpresojnë anëtarësimin mesazhin se qeveritë nuk besojnë në punën e Komisionit dhe e bëjnë procesin të duket i paparashikueshëm dhe i ndërlikuar.

Megjithatë, Macron ka të drejtë në diagnozën e tij se procesi është prishur. Kjo nuk do të thotë që BE, e paaftë të ecë përpara derisa të gjithë të “kenë hipur në anije”, duhet të heqë dorë nga Ballkani. Kjo do të thotë se në këtë ngërç, BE-ja duhet të shohë si mundësi rishikimin e marrëdhënieve të saj me rajonin.

Për BE-në, ky mund të jetë momenti që të përqendrohet përfundimisht në zhvillimin e mjeteve efektive për t’u përballur me autokratët e rajonit, të cilët kanë pak stimuj për të hequr dorë nga kontrolli i tyre informal mbi institucionet kombëtare. Komisioni e identifikoi këtë si një problem vitin e kaluar, por nuk ka qenë shumë aktiv në përpjekjen e tij për ta zgjidhur, duke zgjedhur në vend të kësaj ta bëjë procesin e zgjerimit më kompleks dhe të rëndë.

Franca ka pretenduar se dëshiron të reformojë mënyrën se si BE-ja u qaset bisedimeve të pranimit. Kjo tingëllon e zbrazët, duke pasur parasysh se Parisi nuk e ka ndërmarrë iniciativën për të propozuar si ta bëjë këtë. Ky është momenti i BE-së për ta bërë këtë gjë.

Rrjeti aktual duhet të jetë gjithashtu një zile zgjimi. BE-ja duhet të zhvillojë një politikë të re të jashtme në rajon, që nuk përqendrohet vetëm në procesin e anëtarësimit me koston e një diplomacie të mirë.

Qasja e bllokut në Ballkanin Perëndimor mbështetet prej kohësh në lëkundjen para syve të “karotës” së pranimit në BE si nxitja kryesore - dhe nganjëherë vetëm - për të zgjidhur mosmarrëveshjet e hapura.

Marrim për shembull Kosovën dhe Serbinë, ku dialogu me Brukselin është udhëhequr nga premtimi se nëse të dy vendet normalizojnë marrëdhëniet, rruga e tyre drejt anëtarësimit në BE do të hapet. Kjo ndaloi së funksionuari vite më parë, e ngadalësuar nga ideja e ndryshimit të kufijve dhe pasiguria nëse pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin Kosovën do të ndërrojnë mendje ndonjëherë.

Perspektiva e anëtarësimit në BE ishte një nxitje e fuqishme për disa. Por ajo gjithashtu largoi vëmendjen nga vetë problemi. Shumë shpesh, politika e jashtme e BE-së mbështetej në premtimin e anëtarësimit eventual si një lloj shërimi, më shumë sesa një investim në ndërmjetësim intensiv.

BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të mendojnë për mënyra të reja bashkëpunimi. Gjashtë vendet e rajonit mund të gjejnë fusha specifike të politikave me të cilat ato mund të integrohen në BE, pa u anëtarësuar zyrtarisht në bllok. BE-ja nga ana tjetër mund t’i mbështesë këto përpjekje me ekspertizë dhe burime, përfshirë projektet që lidhen me mjedisin ose infrastrukturën.

Në këtë mënyrë, edhe nëse anëtarësimi rezulton të jetë një rrugë më e gjatë nga sa kishin shpresuar shumë, rajoni tashmë mund të shkojë më afër BE-së. Vendet mund të imagjinohen - edhe nëse kjo nuk është ende realitete - në një moment të bëhen pjesë e zonës Shengen, ose Zonës Ekonomike Evropiane. Përfundimisht, anëtarësimi në BE do të bëhet gjithashtu më i lehtë dhe i shpejtë, pasi ato do të ishin integruar gradualisht në strukturat e BE-së.

Ngecja e fundit në këtë proces për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjithashtu mund të jetë jë mësim të vlefshëm për reformatorët në rajon, të cilët janë mbështetur për shumë kohë te mbështetja e të jashtmëve. Tani mesazhi nga Brukseli është i qartë: Jeni vetëm.

Mund të jetë e dhimbshme, dhe sigurisht nuk është mesazhi për të cilën ata kishin shpresuar, por mund t'i shtyjë ata që kërkojnë të përmirësojnë mënyrën e drejtimit të vendit të tyre për të ndërmarrë veprime, në vend që të shpresojnë për ndihmën nga jashtë që nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë.

Që një shoqëri të shndërrohet vërtet në një demokraci të konsoliduar bazuar në shtetin e së drejtës, ndryshimi duhet të vijë nga brenda. BE-ja, në rastin më të mirë, mund të sigurojë një model dhe një nxitje për të ndërmarrë hapat e nevojshëm. Por nuk mund ta bëjë vetë të gjithë punën.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe të tjerët në rajon kanë bërë lëvizje drejt BE-së në teori, ndërsa praktikisht kanë minuar institucionet demokratike dhe median e pavarur. Kjo trajektore nuk është në interesin më të mirë të askujt.

Zgjerimi i BE-së ka qenë gjithmonë një mjet për t’i shndërruar vendet, me vetë anëtarësimin paksa zhgënjyes kur të ndodhë vërtet. BE duhet të rimendojë cila është mënyra më e mirë për t’i arritur qëllimet e saj në rajon: duke mbështetur një transformim politik real dhe të qëndrueshëm, nga poshtë-lart.

Florian Bieber është profesor për historinë dhe politikën e Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit (Austri) dhe koordinator i Grupit Këshillimor të Politikave të Ballkanit në Evropë (BiEPAG). Ai është autori i "Ngritja e Autoritarizmit në Ballkanin Perëndimor" (Palgrave, 2020). 

Burimi: Politico.eu

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy