Në qytetin e Mirditës u zhvillua Kuvendi Kombëtar i Veriut me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha trevat e Shqipërisë ku u renditën disa kërkesa ndaj qeverisë, por edhe u hodhën akuza për diskriminim të qyteteve të Veriut të vendit.
Nga studio e “MCN Informacion”, aktivisti Gjergj Lleshaj, i cili nga Shtutgarti i është bashkuar nismës, thotë se gjithçka nisi nga një grup qëndrestarësh, pa pasur përkrahje politike.
Mbas zgjedhjeve menduam se diçka nuk shkon në politikën shqiptare, se nuk ka mundësi të nsodhin gjithë këto probleme që ndodhin në shoqërinë shqiptare dhe politika të ngelet aty ku ka qenë.
Si Kuvend i Veriut u mblodhëm prej mungesës kryesore të investimeve në Veri prej 13-14 vitesh. Nga Miloti në Lezhë nyje shumë e madhe e Veriut, u deshën 6-7 orë.
Qeveria nuk ka në përbërje njerëz që të marrin pjesë në shtetbërje nga Veriu, ka mungesë investimesh në infrastrukturë dhe shkolla.
Investimet në Veri nuk i kalojnë kurrë 15% të buxhetit, duke qenë një pjesë e madhe e tortës nga kaskadat e hidrocentraleve, kromi, bakri, bregdeti kemi një pjesë të madhe të tortës së buxhetit dhe Veriut nuk i kthehet asgjë.
Ndërsa aktivistja dhe juristja Nertila Haxhia tha se Veriu shihet nga pushteti vetëm si elektorat.
Në Kuvendin e Veriut erdhën njerëz për të biseduar me njeri tjetrin, për një takim qytetar dhe për ta vazhduar me anën ligjore të regjistrimit të këtij kuvendi.
U dhanë shumë mendime të cilat më pas vendosëm të mblidhemi si grupi nismëtar dhe ti përfshinim në pikat e statutit.
Ne duhet të jemi të gjithë bashkë për të kundërshtuar çdo diskriminim, shpopullimin dhe të kërkojmë bashkimin kombëtar të shqiptarëve.
Veriu është parë më së shumti si elektorat, për të mbajtur pushtetin. Dhe diskriminimi kryesor këtu fillon që e sheh qytetarin si elektorat, jo si qytetar.
Po të shohësh dhe investimet për frymë, për shembull në Shkodër, 1260 lekë për person është bazuar në investimet e vitit 2024.
Bashkia Shkodër në raport me numrit të popullsisë i ka nën nivelin e bashkive qendrore dhe jugore.
Nga ana e tij aktivisti nga Londra Genc Pacuku shprehet se Shqipëria ka vite që bën hapa mbas në vend që të bëj hapa para.
Sipas tij, diskriminimi i Veriut me agjendë politike, është tmerr i vërtetë.
Të gjithë po i nënshtrohen politikës dhe hallit dhe askush nuk po ngre krye. Ne vendosëm që të jemi pjesë dhe të reagojmë dhe megjithëse jemi jashtë, kemi detyrime ndaj nënës sonë Shqipëri.
Heshtja është faj dhe i ftoj shqiptarët të mos bëhen bashkëfajtorë por të ngrihen. Rëndësi ka të bashkohemi dhe t'i dalim në ballë fateve të vendit.
Diskriminimi racor, krahinor dhe fetar, nuk di të them sa shumë diskriminime ka në Shqipëri. E kemi tepruar me durimin tonë, prandaj duhet të themi mjaft.
Politika në përgjithësi në Shqipëri nuk ka punuar mirë në të gjithë kohën që nga fillimi i demokracisë, por qeveria Rama e ka hedhur pikën e fundit që fillon e derdhet gota.
Se në qeverinë Rama nuk ka asnjë ministër, me përjashtim të Diellës, që nuk dimë a është nga Veriu a nga. Nuk ka asnjë përfaqësues nga Veriu.



