Bilardo në MCN/ Dasara Karaiskaj deklaratë të fortë: Arbana Osmani më ka zënë vendin padrejtësisht

Bilardo në MCN/ Dasara Karaiskaj deklaratë të fortë: Arbana Osmani më ka zënë vendin padrejtësisht

Gazetarja Dasara Karaiskaj në emisionin Bilardo në MCN TV ka folur lidhur me ëndrrat e saj në jetë ku mes të tjerash u shpreh se nuk e kishte menduar ndonjëherë të ishte kjo që është sot, ndërsa rrëfeu eksperiencën e saj të parë në media që ka qenë në moshën 16-vjeçare në një konkurs në Top Albania Radio.

Ajo tregon se ka fituar mes 300 konkurrentëve, por pastaj në mënyrë të padrejtë vendin ja mori Arbana Osmani.

Nuk e kisha menduar se do isha kjo që jam sot, por kur isha 16 vjeç ishte moda e Top Albania Radio dhe fitova konkursin dhe atë vend pune ma mori Arbana Osmani. Unë fitova mes 300 zërave, por më pas më erdhi pak keq sepse unë fitova dhe ajo nuk fitoi, por tha që fitoi ajo, dmth me mik.

Kur e pash vjet Arbanën në edicionin e parë të Big Brother dhe tha që kam fituar audicionin mes 300 konkurrentëve aty u kujtova dhe për këtë histori. Tani dal unë e keqja e përrallës, por ca gjëra më mirë t'i thuash dhe mos t'i mbash për brenda se plas. Me siguri ndoshta s’do kisha arritur aty ku ka arritur Arbana sepse unë nuk kam ambicien e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy