
Një grup aktivistësh i kanë veshur një jelek shpëtimi një prej statujave më të njohura në Belrin. “Molecule Man” në këtë mënyrë është kthyer në një simbol të ndërgjegjësimit për qindra emigrantë që humbin jetën çdo javë në ujërat e Mesdheut, në përpjekje për të arritur në Europë nga Afrika e Veriut.
Vepra është e lartë 30 metra dhe është projektuar e realizuar nga skulptori amerikan Jonathan Borofsky. Statuja është prej alumini dhe peshon në total 45 tonë.
Tre personat që përqafohen përfaqësojnë bashkimin e molekulave që bën të mundur mbijetesën njerëzore.
Aktivistët që e ndërmorën këtë nismë thonë se janë pjesë e një OJQ-së të angazhuar në operacionet e shpëtimit në Mesdhe.
Në momentin që statuja u vesh me jelek shpëtimi, jo shumë larg saj u shfaq një anije me mbishkrimin “Pesë vjet dhe mbi 18 mijë jetë të humbura”.



