Në kohën kur Gjykata e Shkodrës vendosi të linte në burg kreun e grupit të gjobvënësve dhe 6 anëtarë të tjerë, prokuroria ka zbardhur bisedat mes tyre. Muhamet Lici, kreu i grupit, i cili u la prapa hekurave, i kërkonte bashkëpunëtorit që t’u merrte lekë të gjithë tregtarëve.



