Niset misioni i parë saudit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Niset misioni i parë saudit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Një mision privat në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) i organizuar nga Axiom Space me një raketë SpaceX Falcon 9 u ngrit nga Kepi Canaveral.

Në bordin e raketës ndodhen dy astronautët e parë sauditë, Rayyanah Barnawi, një studiuese e kancerit të gjirit dhe Ali Al-Qarni, një pilot luftarak.

Ekuipazhi përfshin gjithashtu Peggy Whitson, një ish-astronaut i NASA-s që do të bëjë fluturimin e saj të katërt në ISS dhe John Soffner, një biznesmen nga Tenesi i cili do të veprojë si pilot.

Të katër do të kalojnë rreth 10 ditë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ku duhet të mbërrijnë rreth orës 13:30 të së hënës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy