Bradley Cooper dhe Irina Shayk duket se janë në pritje të fëmijës së parë. Burime të ndryshme i kanë thënë revistës “E!News” se modelja pret një fëmijë nga i dashuri i saj, aktori Bradley Cooper. Sipas të njëjtave burime, Shayk është futur në tremujorin e dytë të shtatzënisë.
Çifti nuk e ka përgënjeshtruar as pranuar lajmin deri tani. Dyshimet për një shtatzëni të modeles u shtuan në daljen e djeshme në pasarelën e Victoria’s Secret, ku ajo u shfaq me dy veshje që i mbulonin barkun.
Aktori 41-vjeçar dhe modelja 30-vjeçare janë bashkë që prej vitit të kaluar.



